Shtëpia / Politika / Basha mbyll protestën te PD me simbolin e shqiponjës

Basha mbyll protestën te PD me simbolin e shqiponjës

Duke nisur nga mesdita e sotme, opozita shqiptare është zyrtarisht e pa përfaqësuar në parlament.

Kjo pasi kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dorëzuan mandatet e deputetëve në Kuvend, duke hequr dorë nga përfaqësimi parlamentar.

Por teksa foli nga selia e PD, ku paralajmëroi nisjen e një beteje të gjatë dhe thirri disa herë “Liri, demokraci”, kryedemokrati e mbylli fjalën e tij me himnin e Shqipërisë.

Në fund të videos mund të dëgjoni momentin kur Basha këndon himnin kombëtar, por qysh në nisje me zërin e ngjirur. Megjithatë për të plotësuar këtë moment, ai bëri simbolin e Shqiponjës me duar.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …