Shtëpia / Politika / Basha, miting te PD: Të largojmë kryehajdutin dhe Maduron e Europës!

Basha, miting te PD: Të largojmë kryehajdutin dhe Maduron e Europës!

Pas dorëzimit të mandatit parlamentar tek Kryesia e Kuvendit, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim nga selia e PD-së.

“Opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kryqin parlamentit të krimit, prej ditës së sotme ne jemi qytetrarë të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju. Nisëm sot një rrugëtim shprese që nuk do ndalet deri sa integrimi evropian i këtij vendi të bëhet realitet, deri sa të largojmë kryehajdutin e qeverinë kriminale.

Në çdo cep të shiqpërisë të nisë kjo forcë shprese e force të madhe popullore për largimin e maduros dhe vandalit të europës dhe për të kthyer në cdo vatër se besimi tek e nesërmja që po vjen. Shqipëria do ketë një të ardhme dhe kjo nuk i takon kriminelëve, por i takon popullit”.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Liri, demokraci”, ishin disa nga thirrjet e tij.

Ai i cilësoi protestuesit si misionarë të shpresës dhe të nesërmes së Shqipërisë, ku deklaroi se opozita parlamentare dorëzoi sot mandatet “dhe i vuri kyçin Parlamentit të krimit”.

“Prej ditës së sotme ne jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju. Nisëm sot një rrugëtim shprese, i cili nuk do të ndalet deri sa testimi europian i këtij vendi të bëhet realitet, deri sa të largojmë kryehajdutin dhe qeverinë kriminale. Rama ik!”, deklaroi Lulzim Basha.

Sipas tij, sot Shqipëria nuk i takon “Niçeve”, “Shullazëve”, kriminelëve dhe oligarkëve dhe as njeriut që e solli këtë të zezë “Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve”.

“Me zgjedhje europiane ne do të kemi një qeveri të popullit, me popullin dhe për popullin. Shqipëria do të ketë një të ardhme! Ky është mesazhi i një populli të bashkuar si kurrë më parë. Bëhuni gati për betejën e radhës, në Tiranë, Durrës, Korçë, Sarandë, anëembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore! Fitore!”, deklaroi ndër të tjera lideri i opozitës.

Në mbyllje të fjalës së tij, Basha këndoi himin kombëtar.

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi më herët bën edhe dorëzimin zyrtarisht të mandateve të deputetëve.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Ambasadorja e SHBA i kërkon Bashës që Berisha të mos jetë në parlament në shtator: PD nuk mund të hajë bar për hir të një deputeti

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e …