Shtëpia / Politika / Basha, pas djegies së mandateve: Do udhëheqim një betejë civile

Basha, pas djegies së mandateve: Do udhëheqim një betejë civile

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha ka deklaruar për median prestigjioze  “Associeted Press” se opozita e bashkuar do të vijojë betejën civile në mbrojtje të demokracisë shqiptare.

Ai këtë deklaratë e bëri para se të niste protesta para parlamentit, e cila më pas u zhvendos drejt Kryesisë së Kuvendit ku deputetët dorëzuan përfundimisht lënien e mandateve.

“Opozita parlamentare ka vendosur unanimisht të djegë mandatet parlamentare dhe sot është dita që do të depozitojmë këtë akt të paprecedent me qëllim ndarjen nga një parlament që nuk është produkt i votës së popullit, por është produkt, siç është ekspozuar nga biseda të përgjuara të publikuara nga media ndërkombëtare, i krimit të organizuar në bashkëpunim të hapur me qeverinë aktuale. Ne tani do të udhëheqim një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri”, tha mes tjerash Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bën sot edhe dorëzimin zyrtarisht të mandateve të deputetëve.

Më herët ai tha se “Për Edi Ramën dorëheqja është vetëm fillimi, ai do të shkojë para drejtësisë, aty ku e meriton sipas ligjit ndaj i bëj thirrje Policisë së Shtetit që të mos lejojë daljen nga kufijtë e Shqipërisë të të pandehurit të Popullit Edi Rama”.

Sipas tij, njeriu që iu shitet si Kryeministër ndërkombëtarëve është Maduro i Ballkanit, por me një ndryshim sipas tij, “kjo nuk është Venezuelë, kjo është Shqipëria në mes të Europës”.

#td_uid_1_5c6ebed498ee6 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/luri-1-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c6ebed498ee6 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/luri-2-80×60.jpeg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c6ebed498ee6 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/luri-3-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c6ebed498ee6 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/luri-80×60.jpeg) 0 0 no-repeat;
}

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …