Shtëpia / Politika / Berisha: Ja ç’dërgoi Rama në Bruskel si provë për “grusht shteti” nga unë (VIDEO)

Berisha: Ja ç’dërgoi Rama në Bruskel si provë për “grusht shteti” nga unë (VIDEO)

Sali Berisha

Tensioni që ka mbërthyer politikën shqiptare pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet, ka krijuar një klimë aspak të qetë, e cila çoi edhe në “blindimin” e Parlamentit me forca të shtuara policie dhe tela me gjemba nga Garda e Republikës.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që pretendonte në daljet publike se protesta e sotme e opozitës do të ishte e dhunshme, madje do të tentohej të “merrej peng” Parlamenti, por ndodhi krejt e kundërta.

Vetëm disa shashka dhe thirrje paqësore “Rama ik” u dëgjuan nga sheshi para Parlamentit, ndërsa turma e ndoqi liderin e opozitës Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë deri në kryesinë e Kuvendit ku u dorëzuan mandatet.

 

https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v3.2

Miq,shikoni videon qe ka shperndare ne ambasada dhe qeveri te ndryshme poturembushuri si prove per grushtin tim te shtetit kunder tij. Nuk mund ta lija pa ndare me ju kete deshmi se sa te drejte keni kur brorhorisni “Rama Ik dhe ta shporrim, ta shporrim kermen politike”. Fitore!! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 21. Februar 2019

Ndërkohë ka pasur edhe paralajmërime nga ana e mazhorancës për një tentativë të ish-kryeministrit Sali Berisha për grusht shteti, por përpjekje të tilla nuk u pan gjëkundi.

Vetë Berisha pas protestës ka shpërndarë në Facebook një video, për të cilën thotë se kryeministri Rama ua ka dërguar selive diplomatike në Tiranë, për t’u treguar se ai do tentonte ta rrëzonte me dhunë.

“Miq,shikoni videon qe ka shpërndare ne ambasada dhe qeveri te ndryshme poturembushuri si prove për grushtin tim te shtetit kundër tij. Nuk mund ta lija pa ndare me ju këtë dëshmi se sa te drejte keni kur brohorisni “Rama Ik dhe ta shporrim, ta shporrim kërmën politike”. Fitore!!”, shkruan Berisha.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …