Shtëpia / Politika / “Bomba” e Baton Haxhiut: Vetëvendosja e Albin Kurtit do jetë partia e re në Shqipëri

“Bomba” e Baton Haxhiut: Vetëvendosja e Albin Kurtit do jetë partia e re në Shqipëri

Analisti kosovar Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Open” ka komentuar djegien mandateve nga PD dhe LSI, duke thënë se këto dy parti tashmë kanë mungesë ideje dhe do të zhduken, ndërsa në Shqipëri do të lindë një forcë e re politike.

Sipas Haxhiut, forca e re politike që do të hyjë në Shqipëri për të sfiduar Edi Ramën do të jetë lëvizja Vetëvendosje e liderit Albin Kurti.

“Do të kemi mundësinë për lindjen e një partie të re politike. Do të jetë Vetëvendosja. Djegia e mandateve i hap rrugë futjes së Vetëvendosjes në jetën politike shqiptare. Partia Demokratike do të zbehet ndërsa LSI do të zhduket. Nuk shoh tjetër parti me ide, por Vetëvendosja do të hyjë në Shqipëri dhe do të ballafaqohet me qeverinë e Edi Ramës”, tha Haxhiu.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …