Shtëpia / Aktualitet / Çmontohet banda shqiptare e vjedhjes së vilave

Çmontohet banda shqiptare e vjedhjes së vilave

Policia italiane ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë si anëtarë të një bande kriminale që grabisnin vila e banesa në zonën e Italisë veriore, në rajonet e Lombardisë, Venetos e Friuli Venezia Giulia. Hetime e kryera nga Policia e Pordenones në bashkëpunim me atë të Milanos dhe Trevizos kanë zbardhur mbi 33 grabitje të kryera nga shqiptarët në periudhën e prag festave të fundvitit 2018, kryesisht në provincën e Pordenones dhe të Trevizos.

Përllogaritet se vlera e objekteve, bizhuterive, parave cash e shufrave prej floriri të vjedhura kanë kapërcyer vlerën e 1 milionë euro. Policia italiane ka zbardhur gjithashtu se mjaft prej objekteve dhe parave të grabitura ricikloheshin apo investoheshin në Shqipëri. Gjatë operacionit janë sekuestruar dhe armë zjarri e municione të përdorura gjatë grabitjeve.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …