Shtëpia / Politika / Dash Shehi: Do kthehemi në Kuvend, por si burrat!

Dash Shehi: Do kthehemi në Kuvend, por si burrat!

“Unë e mora prapë mandatin”. Kështu e ka nisur fjalën e tij para protestuese të mbeldhur para Kuvendit, kreu i LZHK-së, Dash Shehi i cili është pritur me ovacione dhe brohoritje teksa hipi në podiumin e improvizuar.

“Ky zotëria që duam të përzemë është e keqja më e madhe që na ka ra këto 30 vjet. As ne nuk jemi mrekullia, shkëlqimi, pa huqe por si ky nuk i kishte ra Shqipërisë prandaj duhet ta përzejmë. Ky që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë duke hudh helmin kundër shqiptarëve, ky që pretendon të bashkojë Shqipërinë me Kosovën do të ndajë dhe Shqipërinë nëse e lëmë, por nuk kemi për ta lënë kjo rrugë është e gjatë dhe e vështirë, por nuk a kthim mbara dhe nuk kemi rrugë tjetër, – tha ai. – Ky do ta ndajë dhe Shqipërinë nëse e lemë, por nuk do ta lëmë, se s’kemi rrugë tjetër. Kjo që po bëjmë bëhet për të mirën e Shqipërisë. Nuk na kanë lënë shteg, do vijë dita që do i kthehemi sallës, por do ti kthehemi si burra”.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Ambasadorja e SHBA i kërkon Bashës që Berisha të mos jetë në parlament në shtator: PD nuk mund të hajë bar për hir të një deputeti

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e …