Shtëpia / Politika / “Dezertorët”, ja deputetët e opozitës që s’e kanë djegur mandatin (EMRAT)

“Dezertorët”, ja deputetët e opozitës që s’e kanë djegur mandatin (EMRAT)

Opozita vazhdoi sot rrugën e saj të palëkundur drejt “minimit” të Parlamentit, duke dorëzuar në grup mandatet e deputetëve. Ishte vetë kryedemokrati Lulzim Basha ai që i hoqi i pari funksionet vetes, duke dalë si “qytetar i lirë” nga Kryesia e Kuvendit, ku pak minuta para tij ishte zhvilluar një takim kokë më kokë midis Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit.

Me vendimin e PD-LSI dhe disa aleatëve, vendi zyrtarisht ka hyrë në një krizë parlamentare që fundi është i vështirë për t’u interpretuar edhe nga konstitucionalistët.

Por në radhët e opozitës ka edhe disa “dezertorë”, të cilët nuk e kanë dorëzuar ende mandatin.

Përveç Lefter kokës së LSI, i cili e shprehu publikisht revoltën e tij kundër këtij vendimi, për të cilin tha se i është imponuar partisë së tij nga ish-kryeministri Sali Berisha, emrat e tjerë që mbeten ende deputetë janë në “gjirin” e PD-së.

E para është vajza e heroit të demokracisë Azem Hajdari, e cila e ka justifikuar mosdorëzimin e mandatit me faktin që ndodhet në Bruksel. Rudina ka thënë për mediat se do t’i bashkohet kolegëve të saj sapo të vijë në Tiranë.

Dezertori i radhës është deputeti i Lushnjes, Myslim Murrizi, i cili ka dalë edhe herë të tjera kundra rrymës së përgjithshme, me deklarata që nuk i kanë shkuar për shtat linjës së partisë.

Mbetet ende i paqartë arsyeja e mosdorëzimit të mandatit prej tij dhe pozicioni i deputetit të Lushnjes, karshi vendimit të PD.

Por, Lulzim Bashës nuk i janë “bindur” as dy aleatë të fortë të tij, si Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka. Kreu i Partisë Republikane ndodhet aktualisht jashtë vendit e për këtë arsye nuk e ka firmosur ende lënien e mandatit.

Ndërkohë, mbetet e paqartë përse kreu i Demokristianëve, Nardo Ndoka nuk e ka dorëzuar mandatin.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …