Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Djali i varur nga lojërat online, nëna e ushqen në një internet-kafe (Video)

Djali i varur nga lojërat online, nëna e ushqen në një internet-kafe (Video)

Nëna e Carlito Garcias, një vogëlushi nga Filipinet është padyshim prindi më i shqetësuar në botë, pasi djali i saj është bërë i varur nga lojërat online dhe nuk largohet nga qendra internet-kafe që është në lagjen e tyre.

Lilybeth Marvel detyrohet çdo ditë që të ushqejë 13-vjeçarin gjatë “seancës së tij të lojërave të maratonike” në një internet kafe. 37 vjeçarja thotë se ajo u shqetësua dy vjet më parë kur djali i saj filloi të qëndronte për shumë kohë në sallën e internetit në Nueva Ecija.

Ndërkohë, Daily Mail ka publikuar një video që tregon momentin, kur djali i saj po konsumonte mëngjesin që nëna ia dha gjatë një “seance të lojërave” të tij.

Madje, djali duket i shqetësuar, pasi nuk mund të përqendrohet te ekrani dhe tastiera, ndërsa nëna përpiqet ta ushqejë.

“Djali im i gjorë… Ja, ha tani!”, dëgjohet të thotë ajo.

Ajo gjithashtu e pyet fëmijën nëse dëshiron të marrë vitaminat që gjyshja i ka dërguar sepse është e shqetësuar se po mbetet i kequshqyer.

Shiko dhe këto

“Isha punëtori i saj”, modeli shqiptar tregon si u dashurua me miliarderen kineze (FOTOT)

Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë. Ai është i martuar me …