Shtëpia / Politika / Djegia e mandateve/ Analisti: Sot nisi funerali i Sali Berishës, LSI do shuhet

Djegia e mandateve/ Analisti: Sot nisi funerali i Sali Berishës, LSI do shuhet

I ftuar në emisionin “Open” me Eni Vasilin, Baton Haxhiu deklaroi se djegia e mandateve përbën një “funeral të lehtë” të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, të cilin ai e quajti “liderin e saj”.

“Opozita ka dashur të ndërtojë simbolikën e diktaturës me këtë veprim. Tragjedia e kësaj historie është lideri i PD, Sali Berisha dhe farsa e kësaj historie është Lul Basha. Vendimi i sotëm është moment i rëndë për demokracinë në Shqipëri. Unë shoh disa elementë që e bëjnë opozitën delikate, të pafuqishme dhe që nuk e ka merituar votën e atyre që ia kanë dhënë. Sot ka nisur funerali i lehtë i PD-së dhe liderit të saj, Sali Berisha. Njeriu që e krijoi PD-në nuk e duron mbajtjen e saj, por bashkë me zbehjen e tij dëshiron që funeralin t’ia bashkëngjisë edhe partisë”, theksoi Haxhiu.

“Ky nuk është gjest i PD-së dhe Lul Bashës, por vetëm i Sali Berishës”, theksoi Baton Haxhiu.

Sipas analistit edhe LSI do të shuhet dhe në Shqipëri në vend të saj do të hyjë një forcë e re politike, që do të jetë Vetëvendosja.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …