Shtëpia / Politika / Djegia e mandateve/ Murrizi kundër Bashës: Vendimi s’ka përkrahjen e SHBA

Djegia e mandateve/ Murrizi kundër Bashës: Vendimi s’ka përkrahjen e SHBA

Djegia e mandateve mendohej se do të votohej unanimisht në Partinë Demokratike pas thirrjes së Lulzim Bashës, por një nga “ushtarët” e opozitës ka dezertuar në ditën e madhe, kur mandatet u dorëzuan zyrtarisht në kryesinë e Kuvendit.

Nga radhët e PS-së, dezertoi deputeti i Lushnjës, Myslim Murrizi, i cili nuk e ka firmosur djegien e mandatit, pasi sipas tij vendimi i PD-së për këtë akt ekstrem është marrë pa përkrahjen e SHBA-ve.

Në rubrikën “Opinion” të News 24, Murrizi tha se ka qenë konstant në vendimin e tij.

“Nuk jam i bindur si një ish-student dhjetori që ky është vendim i përkrahur nga aleatët tanë që bënë të mundur rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, pra nga Amerika. Nuk gjykoj që është vendim i konsultuar me Amerikën që e sollën PD nën pushtet në ‘92. Shpresoj që ata t’i vënë fre këtij pushteti arrogant”, deklaroi Murrizi.

Por çuditërisht, deputeti demokrat tha se në Grupin Parlamentar ka votuar pro djegies së mandateve.

Ai gjithashtu shtoi se gjatë këtyre 48 orëve ka pasur për angazhim të organizojë  mbi 400 qytetarë të Lushnjes të ishin pjesë e protestës së opozitës.

“Nuk i jam shmangur asnjë detyrimi që kam pasur dhe kam ndaj qytetarëve të mi. Mandatin e kam marrë nga demokratët e Lushnjes dhe kam të gjithë mirëkuptimin e tyre për të qëndruar në detyrë deri ditën e fundit. A duhet larguar kjo qeveri? Një moment e më parë. Por sistemi luftohet nga brenda. Ne nuk lamë mandatet në vitin 1998 kur na vranë Azem Hajdarin dhe marrim sot këtë vendim?”, u shpreh deputeti i PD.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …