Shtëpia / Politika / Djegia e mandateve/ Rama mbyll konferencën: Ata ikën, ne që mbetëm do…

Djegia e mandateve/ Rama mbyll konferencën: Ata ikën, ne që mbetëm do…

Konferencën e tij urgjente për mediat shefi i qeverisë Edi Rama e ka mbyllur duke i dërguar një mesazh të qartë opozitës se nuk ka ndërmend ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Ramës, jeta parlamentare nuk do të ndalet edhe pse “ata që ikën do të bëjnë çmos për të përçarë më shumë”.

“Jeta parlamentare për ata që lanë mandatet mbaroi për këtë legjislaturë, por jo ajo politike. Mazhoranca do të vazhdojë të punojë, duke shërbyer me përulësi njerëzve cilado partie qofshin. Ne që jemi këtu do të përpiqemi për të bashkuar më shumë”, tha kryeministri.

Rama theksoi se kjo shumicë qeverisë sedo të vazhdojë punën për Shqipërinë jo sikur s’ka ndodhur asgjë, por për të udhëhequr me largpamësi për vendin.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …