Shtëpia / Politika / “Dorëzohet” Rama? Kryeministri: S’jam i rënë nga qielli, di të tërhiqem

“Dorëzohet” Rama? Kryeministri: S’jam i rënë nga qielli, di të tërhiqem

Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij për mediat ka bërë një rezyme të të gjitha arritjeve të qeverisë së tij, për të kujtuar se ai është një lider që di të tërhiqet kur është në gabim.

“Unë s’jam as i rënë nga qielli dhe as i pagabueshëm dhe i pakritikueshëm. Kam bërë gabime por kam ditur edhe të tërhiqem dhe të them më falni”, deklaroi kryeministri.

“Ja stërmunduar për ti dëgjuar dhe respektuar të gjithë nga dhjetëra-mijëra njerëzve të kontaktuar direkt, ditë për ditë qindra dhe deri tek çdo komunitet në një problem apo grup interesi në protestë. Jam tërhequr kur kam kuptuar se kanë pasuar të drejtë ata që protestojnë dhe nga ana tjetër kamë bërë çmos t’iu gjendem gjithmonë atyre që më kontaktojnë”, shtoi Rama.

Ai theksoi se “Shqipëria që unë dua dhe për të cilën kam marrë besimin, nuk është kjo që kemi se po të ishte kjo nuk do isha duke e bërë këtë detyrë”.

“Por kjo nuk krahasohet dot me atë Shqipëri që kishim, në kohën kur këta që sot kërkojnë kokën time ja futën këtij populli kokën mes këmbëve të vjedhjes së tyre”, deklaroi shefi i qeverisë.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …