Shtëpia / Politika / Eskorta shoqëron Ramën jashtë Kryeministrisë

Eskorta shoqëron Ramën jashtë Kryeministrisë

Menjëherë pas thirrjes që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bëri protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë për zhvendosjen e tyre në ndjekje të tij drejt Kryesisë së Kuvendit, ku do të bëhej akti i dorëzimit të mandateve të opozitës, kryeministri Rama është larguar prej andej.

Rama ndodhej në Kryesinë e Kuvendit së bashku me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, me këta të fundit që do të prisnin rreth mesditës edhe një delegacion të Republikës Çeke për të diskutuar mbi situatën.

Pas këtij takimi, pritet të flasë Taulant Balla, ndërkohë që eskorta e kryeministrit është larguar nga dalja dytësore, në drejtim të hotel “Rogner”.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …