Shtëpia / Aktualitet / Falsifikonte dokumentet e pensioneve, ndalohet postieri

Falsifikonte dokumentet e pensioneve, ndalohet postieri

Policia e Pogradecit ka ndaluar postierin e postës të këtij qyteti, pasi akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Bëhet fjalë për shtetasin J. Sh., 40 vjeç, që sipas policisë “duke qenë me detyrë postier pranë Postës Shqiptare Pogradec, falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre”.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka kryer veprimet procedurale dhe ka referuar materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, që prej datës 23.01.2019.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …