Shtëpia / Sport / Grezda rikthehet në stërvitje, buzëqesh Panucci!

Grezda rikthehet në stërvitje, buzëqesh Panucci!

Christian Panucci fërkon duart. Sipas të gjitha gjasave trajneri i kombëtares shqiptare do të ketë në dispozicion Eros Grezdën për dy sfidat e para kualifikuese të muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës. Sulmuesi anësor është rikthyer këtë të enjte në stërvitje me Rangers pas dëmtimit që e ka mbajtur jashtë fushave të futbollit për rreth dy muaj dhe shumë shpejtë do të jetë i gatshëm për të luajtur me klubin e tij.

Deri në fund të marsit kur do të vijë edhe momenti i kombëtares kuqezi Grezda mund të ketë arritur formën optimale dhe kjo është ajo që shpreson Panucci pasi pavarsisht rikthemeve të disa emrave të njohur dhe formës së mirë që kanë treguar disa talente, Grezda vazhdon të mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

Një fillim i ri ky për 23-vjeçarin nga Gjakov, që në pjesën e parë të sezonit me Rangers shënoi 2 gola në 10 ndeshje kampionati, por pati shumë luhatje dhe ambientimi nuk ishte aspak i lehtë në futbollin skocez, aq më shumë që presioni te Rangers është i jashtëzakonshëm.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …