Shtëpia / Politika / Heqja e mbrojtjes ligjore, Berisha: Gjest hakmarrës Ramës, ndihem më i fortë

Heqja e mbrojtjes ligjore, Berisha: Gjest hakmarrës Ramës, ndihem më i fortë

Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar, vendimin e Gardës së Republikës për ti hequr mbrojtjen ligjore. Sipas ish-kryeministrit  kjo është një hakmarrje e Edi Ramës, por ai është më i fortë dhe më i sigurt se kurrë mes qytetarëve.

“ Ndihem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë. Një gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës, por unë jam mes qytetarëve më i fortë se kudo tjetër. Do të vazhdoj çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj betejën  deri në çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri derisa shqiptarët të votojnë të lirë siç u takojnë”, tha Berisha.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …