Shtëpia / Rajoni / Ish-ministri grek: Shqipëria s’na tremb, Shkupin e marrim për 20 minuta

Ish-ministri grek: Shqipëria s’na tremb, Shkupin e marrim për 20 minuta

Marrëveshja e “Prespës” duke u votuar në parlamentet respektive në Greqi dhe Maqedoni, ngjalli shpresë për të shuar konfliktet historike në Ballkan. Por nga shteti helene nuk kanë munguar kurrë provokimet dhe thirrjet për luftë me fqinjët, përfshirë këtu Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Një nga “ithtarët” e tensioneve në rajon mbetet ish-ministri grek i Mbrojtjes, njëherësh kreu i partisë  ‘Grekët e Pavarur’ Panos Kammenos. Në një intervistë të dhënë së fundmi për televizionin lokal ‘TRT’, ai ka shpërthyer në deklarata kundër fqinjëve të Greqisë.

Kamenos ka thënë tekstualisht se Shkupi është një “punë e vogël dhe nuk përbën kërcënim për Greqinë”, pasi sipas tij, për 20 minuta Greqia mund të arrijë pa frikë të pushtojë Maqedoninë e Veriut.

Por Kamenos ka vazhduar më tej, duke thënë se edhe Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë.

“Nuk ndjehemi të kërcënuar. As Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë, e as Shkupi. Shkupi është 20 minuta punë. Nëse një njësi e makinave të blinduara vendos të kalojë, mund të arrijë deri në kufij me Serbinë. Mbrojtja nuk na ka shqetësuar kurrë”, ka deklaruar ai.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ka vepruar tinëzisht dhe fshehtas, ndërsa akuzoi ish-aleatin Aleksis Tsipras se ka përgjegjësi absolute për vendimin.

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …