Shtëpia / Rajoni / Juncker jep alarmin: Nëse Ballkani Perëndimor s’hyn në BE, kthehemi në ’90-ën!

Juncker jep alarmin: Nëse Ballkani Perëndimor s’hyn në BE, kthehemi në ’90-ën!

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha sot se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë reale të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sepse përndryshe ekziston rreziku i kthimit në vitet 90-të.

“Nëse këto vende nuk bëhen anëtare të Bashkimit Europian, ne rrezikojmë të kthehemi në vitet nëntëdhjetë. Mendoj se është çështje lufte ose paqeje”, tha Juncker në një konferencë shtypi në Bruksel pas një takimi me presidentin slloven Borut Pahor.

Ai gjithashtu theksoi se do të bëjë gjithçka për qenë pjesë e takimit të “Three Seas Initiative”, të organizuar nga Presidenti Slloven në fillim të qershorit në Lubjanë.

“Unë e mbështes plotësisht këtë nismë”, tha Juncker.

Përveç deklaratës për vendet e Ballkanit Perëndimor, mediat e huaja vunë në pah një detaj interesant të shefit të Komisionit Evropian. Ai u pa me një fashë në fytyrën e tij, teksa bisedonte me kryeministren britanike, Theresa May.

Mediat raportojnë që Juncker të ketë thënë se po “vuan nga lodhja e Brexit”. Ai gjithashtu tha se nuk është “shumë optimist” që mund të shmanget një Brexit pa marrëveshje.

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …