Shtëpia / Rajoni / “Kosova”, trembet Daciç: Nëse na dëbojnë serbët e humbasim Veriun

“Kosova”, trembet Daciç: Nëse na dëbojnë serbët e humbasim Veriun

Ballkani është kapluar nga ethet e një tensioni të ri që ka lindur pas diskutimeve për një korrigjim kufiri midis Kosovës dhe Serbisë. Në media përflitet për një marrëveshje Thaçi-Vuçic që ka në thelb shkëmbimin e territoreve, por që nuk ka gjetur mbështetje në Kosovë.

Edhe në Serbi janë ende të paqartë se çfarë do të ndodh, ndërsa ministri i Jashtëm Ivica Daçiç e ka shprehur hapur frikën se ata mund të humbasin Veriun e Kosovës.

Për “Novosti”, ai ka akuzuar Gjermaninë dhe Britaninë se po bëjnë obstruksion, pasi nuk janë të interesuara që kjo çështje të zgjidhet deri në fund, për shkak të zgjedhjeve evropiane.

Përsa i përket korrigjimit të kufirit, Daçiç ka thënë se “ Beogradi ka hyr në dialog me mazhorancën sepse Kosova është autonomi në kuadër të Serbisë, mirëpo Prishtina tani ka miratuar platformën në të cilën thotë se nuk vjen në shprehje ndryshimi i Kushtetutës dhe këtë e mendojnë edhe 100 vende që e kanë njohur”.

Ai ka deklaruar se “ndërmjet këtyre dy qëndrimeve të shprehura duhet të kërkohet kompromis”.

“Të gjithë kanë pasur hapësirë në kuadër të dialogut të tregojnë idetë e tyre, por deri tani nuk ka ide tjetër veç asaj të caktimit të kufijve. Këto dy ide nuk janë të pranueshme për kompromis, ndërsa ide tjera nuk ka”, ka deklaruar ministri i Jashtëm serb.

Por, Daçic ka ngritur me shqetësim pyetjen se çdo të ndodh nëse dikush sulmon serbët në Kosovë.

“Për caktim të kufijve kishte folur edhe Gjingjiç. Hajde të arrijmë marrëveshje në harmoni me rezolutën 1244, nëse nuk mundemi të gjejmë një zgjidhje”,tha ai.

Sipas tij “më herët ka pasur propozime për ndarje të Kosovës, por Serbia nuk i ka pranuar dhe këtë më askush nuk e propozon”.

“Nëse i dëbojnë serbët nuk do të kemi as veriun e Kosovës dhe këtë njerëzit duhet ta dinë”, theksoi Daçiç.

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …