Shtëpia / Politika / Kryemadhi: Edi Rama mund të djegë Kuvendin për të ndërtuar kulla

Kryemadhi: Edi Rama mund të djegë Kuvendin për të ndërtuar kulla

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mbërrin në protestën përpara Kuvendit. Fillimisht ajo ka përshëndetur militantët e saj dhe më pas bëri një deklaratë për mediat, duke thënë  se kjo qeveri është zgjedhur me votat e krimit.

“Kjo është një qeveri e zgjedhur me mandate të blera nga votat e krimit. Tashmë kjo gjë ka marrë fund, pavarësisht situatës së krijuar opozita është shumë e qartë për një shans të ri. Ky është shansi i fundit për ta çuar Shqipërinë në BE. Opozita ka ofruar bashkëpunim për të bërë amendamente të ndryshme, por nuk u arrit asgjë. Nuk flasim vetme për politikë, por pyesin shqiptarët nëse kanë mundësi për të jetuar, nëse kanë mundësi të paguajnë energjinë, ilaçet, dritat. Këtu është çështje e mbijetesës së një populli të tërë.

Edi Rama ka bërë gabime. Ai që është me të drejtën nuk ka frikë, por zhvillon seancën, zhvillon debate. Protesta më e madhe në 27 vite, është bërë nga opozita. Mazhoranca  duhet të kishte guximin të përballeshin me qytetarët ose me ne.   Edi Rama thotë se protestuesit do të djegin Kuvendin, por mos u çudisni që Edi Rama të djegë Kuvendit që të ndërtojë kulla”, tha Kryemadhi.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …