Shtëpia / Politika / Kryemadhi: Kush nuk dorëzon mandatin, përfundon në kazan plehrash!

Kryemadhi: Kush nuk dorëzon mandatin, përfundon në kazan plehrash!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një paralajmërim të fortë për deputet e partisë së saj. Pyetjes se cili nga ata nuk ka firmosur akoma për dorëzimin e mandatit, Kryemadhi iu përgjigj:

“Këtu nuk është çështje deputeti, por çështje fryme, kush do deputet që kërkon të përfundojë në kazan plehrash si në Ukrainë le ta provojë….”.

Deri tani, është zyrtarizuar vetëm deputeti Lefter Koka, i cili publikisht ka pranuar se nuk ka ndër mend të djegë mandatin e tij të dhënë nga populli. Megjithatë,, sipas asaj që ka bërë të ditur edhe më parë Gazeta Shqip. Brenda LSI-së ka pasur edhe deputetë të tjerë që nuk kanë dashuar të lënë mandatin.

Ndërkohë, sa i takon protestës dhe ecurisë së zhvillimeve politike të opozitës, Kryemadhi shtoi: “Mesazhi është shumë i qartë, qytetarët na dhanë më shumë energji për ta çuar deri në ndarjen përfundimtare me atë Parlament, për të cilin shqiptarët besuan 27 vjet, por që na kthyen pas. Opozita është e lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik në lidhje krimin, më shumë se çdo gjë tjetër, liria vlen më shumë. Morali që kemi ne aty, nuk është të përfaqësojmë oligarkët qoftë nga drejtësia e qoftë nga krimi”, – tha Kryemadhi pas daljes nga selia e PD-së.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …