Shtëpia / Aktualitet / Kryetari i KLP-së zbulon kur do zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm

Kryetari i KLP-së zbulon kur do zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm

Ditën e sotme u mbyll një proceset më të rëndësishme të reformës në drejtësi, që do t’i hapë rrugë ngritjes së Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion (SPAK). Në KLP u dorëzuan 27 kandidatura për garën e “FBI-së” shqiptare, mes tyre emra të rëndësishëm si Donika Prela dhe Elisabeta Imeraj.

Në mbyllje të garës për SPAK, kreu i KLP-së Gent Ibrahmi sqaroi për “News 24” edhe procedurat që ky institucion do të ndjekë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ibrahimi u shpreh me siguri të plotë se e gjithë procedura për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, që do të pasojë Arta Markun do të përfundojë brenda qershorit.

“Ne kemi afat maksimal datën 19 mars, edhe pse kemi ende punë për të bërë. Këtu nuk ka rrëshqitje do e shpallim të hapur garën për Prokuror të Përgjithshëm në këtë datë, Kandidatët do kenë 3 ditë kohë për të aplikuar dhe ne 45 ditë kohë për të shqyrtuar dosjet e secilit prej tyre. Në fund të qershorit është e mbaruar e gjithë procedura”, u shpreh Ibrahimi.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …