Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Nëna do të çlirojë djalin nga demonët, e lë të lidhur në pyll për 13 orë (Foto)

Nëna do të çlirojë djalin nga demonët, e lë të lidhur në pyll për 13 orë (Foto)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Rusi, ku një nënë që kishte marrë këshilla nga një prift “për ta çliruar” djalin e saj 6-vjeçar nga demonët, e la vogëlushin në një pyll gjatë gjithë natës, të lidhur për një pemë, teksa kokën dhe duart ia kishte mbështjellë me një thes.

Nadezhda Kulikova, 33 vjeçe, është nën hetim për vrasjen e dyshuar me “dhunë të veçantë” mbi incidentin që ka ndodhur në periferi të Moskës. Ajo thuhet se ka përdorur më parë “mjekë magjistarë” në një orvatje për të shëruar “problemet e sjelljes” të fëmijës së saj.

Djali, i quajtur Lev, liroi veten nga pema dhe u nis drejt një autostrade ku një shofer e vuri re dhe e shpëtoi. Ai  u la jashtë nga nëna e tij në temperatura nën zero për rreth 13 orë.

Lev iu lut  personit që e gjeti për ndihmë dhe më pas ky i fundit e dërgoi në stacionin më të afërt të karburantit për të thirrur policinë.

Djali i tha atij se ai ishte lidhur dhe lënë nga nëna e tij, duke pretenduar se e donte qenin e familjes më shumë se ai.

Shiko dhe këto

“Isha punëtori i saj”, modeli shqiptar tregon si u dashurua me miliarderen kineze (FOTOT)

Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë. Ai është i martuar me …