Shtëpia / Politika / Opozita në protestë sot para Parlamentit, qytetarë nga rrethet nisen drejt Tiranës

Opozita në protestë sot para Parlamentit, qytetarë nga rrethet nisen drejt Tiranës

Opozita e bashkuar do të protestojë sot në orën 10.00 para Parlamentit të Shqipërisë. Mësohet se mjaft qytetarë nga rrethet janë nisur prej orëve të para të mëngjesit drejt Tiranës me autobusë dhe mjete private.

Ata pritet që në orën 10.00 t’i bashkohen protestuesve në kryeqytet, për të zhvilluar protestën e parashikuar nga opozita.

Një ditë më parë, opozita mori vendimin ekstrem për djegien e mandateve. Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte i pari nga radhët e Partisë Demokratike që propozoi djegien e mandateve dhe pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, deputetët e PD-së  hoqën dorë nga mandati i deputetit.

Nga ana tjetër, policia ka paralajmëruar se do përgjigjet me forcën e ligjit për ata që kryejnë akte të dhunshme e të paligjshme në protestën e nesërme të thirrur nga opozita. Policia deklaron se ka informacione për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale dhe se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

FOTO: “Ia derdh plumbin në gojë nëse Berisha tradhëton Amerikën…” Disa detaje nga historia e Berishës, Hajdarit dhe Kadaresë në SHBA në 1991

  Robert Papa ishte gazetar i njohur afër PD në vitet ’90. Në një rrëfim …