Shtëpia / Politika / Opozita shkon të dorëzojë mandatet tek Kryesia, protestuesit e ndjekin nga pas

Opozita shkon të dorëzojë mandatet tek Kryesia, protestuesit e ndjekin nga pas

Opozita e bashkuar shkon të dorëzojë mandatet tek Kryesia e Kuvendit. Një ditë më parë ata firmosën dokumentin e dorëheqjes. Pas fjalimit, kreu i PD dhe LSI-së i janë drejtuar Kryesisë së Kuvendit. Ata ndiqen nga turma e protestuesve.

Mësohet se kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim tek Kryesia e Kuvendit me Gramoz Ruçin. Takimi është parashikuar që të zgjasë 60  minuta, ndërkohë që protestuesit po vërshojnë drejt godinës së Kryesisë së Kuvendit. Nuk dihet nëse Rama do të vazhdojë të qëndrojë aty.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …