Shtëpia / Politika / PD fut Metën në “vallen” anti-Rama: Populli dhe Presidenca kundër Kuvendit

PD fut Metën në “vallen” anti-Rama: Populli dhe Presidenca kundër Kuvendit

Gent Strazimiri është një nga deputetët e opozitës që pranoi të digjte mandatin dhe foli sot para të pranishmëve në protestën te Parlamenti.

Ndërkohë pasdite ai ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, ku ka komentuar vendimin për të braktisur jetën parlamentare nga opozita e bashkuar dhe çuditërisht në vallen anti-Rama ka përfshirë edhe Presidentin Ilir Meta.

Strazimi, tha se i gjithë populli së bashku me Presidencën janë  në këmbë, kundër një parlamenti të gjymtuar.

“Kryeministri Edi Rama duhet të largohet këtë e thotë dosja 339, ka 73 deputetë të inkriminuar. Çfarë do bëjë populli? Populli dhe Presidenca janë në këmbë kundër një parlamenti të gjymtuar. Parlamenti është i gjymtuar biem dakord besoj”, u shpreh ai.

Demokrati  theksoi se kur një qeveri rrethohet nga populli, atëherë i ka ardhur koha për t’u larguar.

“Sot që flasim nuk e dimë se çfarë ndodh pas një orë. Në protestë ishte populli, jo një grup kriminal. Kur një qeveri ka dalë nga populli dhe rrethohet nga populli do të thotë që ka ardhur momenti për t’u larguar.  Diskutimi për lënien e mandateve është i përditshëm. Diskutimi në grup ka qenë se kur do jetë momenti i duhur. Unë mendoj që 16 shkurti doli përtej”, deklaroi Strazimiri.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …