Shtëpia / Politika / PD-LSI, thirrje nga protesta: Mandati i qytetarëve! Rama ik!

PD-LSI, thirrje nga protesta: Mandati i qytetarëve! Rama ik!

Protesta e sotme e opozitës ka nisur me fjalimet e deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialist për Integrim, të cilët ditën e djeshme hoqën dorë nga mandatet e deputetëve.

“Sot mandati im, mandati ynë i takon qytetarëve! Ju takon ju, fitore”, kështu tha deputeti Ervin Salianji, i cili hapi fjalimet e protestës.

Fjala u pasua nga deputetja e LSI, Nora Malaj, e cila deklaroi se “Mandati im është për të gjithë vajzat dhe gratë që e duan një Shqipëri pa dhunë dhe parlamenti të jetë i qytetarëve”.

Gent Strazimiri i PD deklaroi se, “Si sot 28 vjet më parë Gramoz Ruçi si ministër bëri veprimin e telave të diktaturës, ndërsa sot Gramoz Ruçi si kryetar i Parlamentit rrethon me tela me gjemba Parlamentin sepse ka frikë nga populli.”

Deputetja demokrate Grida Duma tha se, “Sakrifica jonë është asgjë para heroizmit tuaj sot, ju jeni heronjtë që gjithë Shqipëria po sheh”.

Luan Rama i LSI deklaroi se, “Një popull mund ta gënjesh për një farë kohe. Një popull ta izolosh për njëfarë kohe. Një populli edhe mund t’ia vjedhësh votën me kriminelët për njëfarë kohë. Por një popull nuk mund ta gënjesh, nuk mund ta nënshtrosh, nuk mund ta gënjesh dhe nuk mund ta vjedhësh gjithë kohën.  Sot është koha e popullit. Sot është dita e lirisë. Prandaj të gjithë së bashku, në luftë kundër së keqes, në luftë kundër krimit, në luftë kundër atyre që nuk duan Shqipërinë, që nuk duan të ardhmen evropiane të Shqipërisë, që nuk duan të ardhmen evropiane të familjeve dhe fëmijëve tanë”.

Flamur Noka i PD, tha para protestuesve, “Më ka sjellë në Kuvend, Kukësi, Hasi e Tropoja, më kanë dhënë një porosi, pakt me krimin kurrë. Rama ik se ti ke bërë pakt me krimin, je përfaqësues i perversitetit. Koha jote mbaroi, nuk të lejojnë shqiptarët më, shumica të përbuzin, nuk pranojnë në krye një njeri me probleme të rënda psikike”.

Deputetët thirrën njëri pas tjetrit “Rama ik! Rama ik”. Më tej protesta po vijon me fjalimet e gjithë deputetëve të PD-LSI, të cilët hoqën dorë nga mandatet e deputetëve.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …