Shtëpia / Aktualitet / Protesta, AKEP ndërpret valët e celularëve pas kërkesës së policisë

Protesta, AKEP ndërpret valët e celularëve pas kërkesës së policisë

Ditën e sotme janë raportuar probleme me komunikimin celularë në zonat ku zhvillohet protesta e opozitës. Siç rezulton nga AKEP vendimi është marrë nga Policia e Shtetit.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar sot se ka ndërprerë shërbimin e telefonisë celulare nga ora 11:00 deri në orën 16:00 në disa zona të Tiranës. Vendimi vjen pas kërkesës së policisë dhe, sipas AKEP lidhet me mbrojtjen e sigurisë publike.

“Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton qytetaret se me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërprerje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019”, – thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

AKEP ka vepruar në këtë mënyrë duke zbatuar ligjin 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve për nevoja të sigurisë publike.

Megjithatë, AKEP iu kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohshme të shërbimeve dhe shpreson qe situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …