Shtëpia / Politika / Rama: Këta që duan “kokën” time, ja futën kokën mes këmbëve popullit

Rama: Këta që duan “kokën” time, ja futën kokën mes këmbëve popullit

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën në konferencën e tij  për mediat, duke thënë se ata që sot po kërkojnë “kokën” e tij në shesh, janë ata që dikur ja futën popullit, kokën mes këmbëve të keqqeverisjes.

“Shqipëria që unë dua dhe për të cilën kam besimin e kam bashke më PS mbështetjen e këtij populli nuk është kjo që kemi. Se po të ishte kjo unë nuk do të bëjë këtë detyrë. Kjo Shqipëri që kemi, jo nuk është ajo që kishim, por nuk krahasohet dot në asnjë zonë të territorit të Shqipërisë që kishim. Në kohën kur këta që sot kërkojnë kokën time ia futën këtij populli kokën në mes të këmbëve të keqqeverisjes së tyre”, tha Rama.

Shefi i qeverisë theksoi se kjo e sotmja është “ditë e keqe për demokracinë shqiptare”.

“Është e dëmshme kjo zgjidhje destruktive e opozitës për të hequr dorë për mandatet e popullit. Kjo është një goditje që mund të rezultojë fatale për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian këtë vit. S’jam aspak i qetë që opozita jonë sot është kthyer në shqetësim serioz për aleatët strategjikë SHBA dhe BE”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, kjo “ opozitë e ka lënë prej kohësh tashmë Shqipërinë pa një sfidant të besueshëm përballë qeverisë”.

“Një opozitë e dobët, që për program ka mënyrat si futen sendet në parlament për të gjuajtur qeverinë dhe për argument ka sharjet pa kufij nuk të energjizon, por të tërheq në batakun ku llokoçitet vet dhe të bën si vetja. Opozitën nuk e zgjedhim, por e pranojmë pa kushte dhe përpiqemi ti krijojmë kushtet ku mund të shprehet sa më qartë”, deklaroi kreu i ekzekutivit.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …