Shtëpia / Politika / Rama: Shqiptarët janë me mua. Pushteti i vjetër pas protestave

Rama: Shqiptarët janë me mua. Pushteti i vjetër pas protestave

“Po çfarë proteste e popullit! Këtu nuk jemi përballë jelekverdhëve apo studentëve apo sindikatave apo forcave sociale. Kjo është një protestë e organizuar nga establishmenti 5 vjeçar, që u la jashtë nga populli me miliona vota. Më godet fakti që mediat italiane i kanë dhënë kaq shumë rëndësi një manifestimi të opozitës, në të cilën u nxit dhuna në mënyrë të pashembullt. Italianët duhet të dinë se jemi thjesht përpara zgjedhjeve. Opozita është shumë mbrapa sipas sondazheve, duket se do të humbë në të gjitha qytetet”, është shprehur kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në një intervostë për gazetën italiane “Il Messaggero”.

Edi Rama, 54 vjeç, socialist, kryeministër shqiptar që nga viti 2013, është duke u përgatitur për një ditë tjetër të pasionit. Opozita e djathtë dhe e majta kanë premtuar të sjellin mijëra njerëz në rrugë. Të shtunën demonstruesit arritën pothuajse të hyjnë në ndërtesën e qeverisë.

Por sheshi do të jetë plot. Çfarë udhëzimesh i keni dhënë policisë?

Çfarë duhet për të mbledhur 10-15 mijë vetë në një vend të vogël me 4.2 milion banorë? Unë nuk jap udhëzime, nuk jam shefi i policisë apo ministri i brendshëm, nuk më takon mua të organizoj sipas ligjit mbrojtjen e kufijve ligjorë të një proteste. Policia të shtunën u tregua fantastike, ata u lënduan mes protestuesve në një vend që vite më parë, në 2011 ku katër demonstrues u qëlluan nga dritarja e Kryeministrisë.

I referoheni kohës kur kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha ishte ministër i brendshëm?

Nuk flas kurrë për kundërshtarët e mi në një gjuhë të huaj, edhe pse është gjuha e mamasë sime e cila kishte origjinë italiane.

Opozita ka braktisur parlamentin. Si do të vazhdojë më tej?

Ma thoni ju, edhe ju keni kaluar një fazë të re të një opozite ndryshe që tani është në qeveri, por kurrë nuk kamë dëgjuar të kenë kërcënuar me djegie të mandateve.

Opozita ka braktisur Parlamentin. Si do të shkohet më tej

Ma thoni ju, edhe ju keni kaluar një fazë të një opozitë kundërshtare që tani është në qeveri, por nuk kam dëgjuar kurrë të ketë kërcënuar se do të djegë mandatet parlamentare.

Sali Berisha, lider historik i PD, ju akuzon për vjedhje elektorale

Para zgjedhjeve, një vit e gjysmë më parë, edhe pse kishim mazhorancën pranuan një kompromis për të cilën, opozita mori gjysmën e qeverisë, përfshirë ministrinë e Brendshme.

Opozita flet për 20 % të votave të falsifikuara.. ?

OSBE ka legjitimuar rezultatin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare, dhe kundërshtarët tanë nuk kundërshtuan asgjë deri në tetor kur nisi beteja për lidershipin në partinë e tyre. OSBE ka rekomanduar të kryhet reforma zgjedhore për të përmirësuar sistemin dhe ne kemi ftuar opozitën për ta shkruar dhe do ta kishim miratuar atë. Përkundrazi, ata braktisën parlamenti për 6 muaj. Ata thonë se me Edi Ramëm ata nuk kanë asnjë shans për të fituar. Dhe ata duan që unë të jap dorëheqjen për të bërë një qeveri kalimtare. Do të ishte sikur t’i kërkoje Juventusit, pasi është shumë i fortë, të pranojë që formacionin ta bëjnë të tjerët dhe jo trajneri i tij dhe ai të kthehet në renditje duke filluar kampionatin nga zeroja … pa Ronaldon!

Kundërshtarët tuaj ju krahasojnë me Maduron?

Ndryshe nga Venezuela, në Shqipëri, amerikanët dhe Evropa i kanë apeluar opozitës për t’iu nënshtruar parimeve demokratike. Nëse do të isha Maduro, do të kisha probleme me SHBA-në apo BE-në. Opozita jep një imazh të rremë të vendit dhe të ardhmes të Shqipërisë.

Berisha thotë se ju mund të keni një fund të keq…

Thotë po ashtu se e vetmja mënyrë për të më larguar është një plumb në ballë, por nuk dua të komentoj. Pastaj në Shqipëri, në kohën e Berishës vendi digjej. Kërkon vetëm të mbajë peng reformën në drejtësi. Janë më shumë se 50 gjykatës të korruptuar dhe i keni nxjerrë jashtë sistemit.

Ju akuzojnë për lidhje me narkotrafikun…

Fjalë të forta që Shqipëria nuk i meriton, ne kemi trashëguar një problem shumë serioz të kultivimit të kanabisit dhe trafikut të marijuanës dhe e keni eliminuar. Guardia di Finanza, nën mbikëqyrjen e BE-së, ka bërë monitorimin e avionëve mbi plantacione dhe raportet e fundit e tregojnë këtë.

Probleme me qeverinë italiane?

Asnjëherë! Qeveritë italiane të djathta kanë punuar gjithnjë në mënyrë fantastike me qeveritë shqiptare të së majtës dhe anasjellas. Në Shqipëri, më shumë se 20 mijë italianë bëjnë biznes, punojnë dhe studiojnë. Dhe në Itali janë me qindra e mijëra shqiptarë.

Nuk ka asnjë rrezik që me degjenerimin e situatës, të rifillojë eksodi drejt Italisë?

Jo! Jo! Kjo është vetëm një revoltë në pallat, e politikës të atyre që janë larguar dhe ëndërrojnë të pamundurën. Pra, të kthehet në qeveri pa kaluar përmes votës.

Përktheu: Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …