Shtëpia / Politika / Sherri Ngjela – Kryemadhi/ “S’i dorëzuat mandatet”, “I paedukatë, të paguan Rama”

Sherri Ngjela – Kryemadhi/ “S’i dorëzuat mandatet”, “I paedukatë, të paguan Rama”

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha hyn vetë sot me dosjet e marra të Sekretarët e Përgjithshëm të tyre për të dorëzuar mandatet e deputetëve të PD-LSI në kryesinë e Kuvendit dhe dolën prej andej duke thënë se janë qytetarë të lirë.

Por, s’është i këtij mendimi avokati Spartak Ngjela, i cili në nisje të emisionit “Open” shpërtheu kundër kryetares së LSI, duke thënë se nuk u bë asnjë deklaratë personale, por se e gjitha u bë vetëm mediatike, dhe mandatet nuk janë dorëzuar ende.

Por Kryemadhi tregoi se çfarë ndodhi në kryesinë e Kuvendit dhe pati një debat me Ngjelën.

Kryemadhi i është drejtuar duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe informacionet e tij të ardhura nga brenda Kuvendit, janë gënjeshtra.

DEBATI:

Kryemadhi: Ka qenë një ritual normal edhe pse nuk u lejuar kamerat, ku sekretarët përkatës kanë dorëzuar dorëheqjet individuale të deputetëve, për tu larguar njëherë e përgjithmonë nga një parlament që është i faktuar botërisht, ku ka individë të caktuar të lidhur me bandat dhe trafikun e votave. PD ka pasur grupin e saj ne listën tonë.

Ngjela: Nuk kanë bërë deklarata personale, i kanë me vete

Kryemadhi: Më vjen keq se je njeri i ligjit…

Ngjela: Eee i ligjit, nuk i keni  dorëzuar

Kryemadhi: Mos më ndërprerë mua dhe mos u trego i paedukatë. Janë të firmosur me emra dhe atësi. Opozita nuk ka për detyrë të të sqarojë as ty dhe as ndonjë tjetër që paguhet nga Rama. Ju kanë gënjyer. Deklaratën time e keni ne media, më 20 shkurt, ditën kur është rrëzuar busti, dhe dy është rrëzimi i dytë i bustit.

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …