Shtëpia / Sport / Simeone kërkon falje: Nuk e kisha me tifozët e Juves!

Simeone kërkon falje: Nuk e kisha me tifozët e Juves!

Atletico Madridi zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Juventusit në Champions, por në fund të sfidës la një shije të keqe mënyra e festimit të Diego Simeones pas golit të Gimenez. Trajneri argjentinas bëri një shenjë nga organet gjenitale, por në konferencën për shtyp u justifikua duke thënë se thjesht donte të tregonte se ekipi i tij ka këllqe.

“Këtë veprim e kam bërë si futbollist në ndeshjen Lazio-Bologna dhe sot e ribëra për të treguar se jemi skuadër me “tope”. Kurrsesi nuk ishte një veprim për të ofenduar tifozët e Juventusit. Nuk është veprim i bukur, por ndeshja ishte shumë e vuajtur. Shpresa atë që ndieja në atë moment, gjithsesi kërkoj falje.”

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …