Shtëpia / Politika / “S’jam i rënë nga qielli”, PD – Ramës: Lëri përpëlitjet, largohu i pafytyrë

“S’jam i rënë nga qielli”, PD – Ramës: Lëri përpëlitjet, largohu i pafytyrë

“Nuk jam i rënë nga qielli”, tha kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për mediat duke u krenuar si politikani që ka ditur të tërhiqet përballë protestave dhe reagimit qytetar në të mirë të Shqipërisë.

Të gjithë konstatimin e mësipërm padyshim që e bëri për t’i treguar popullit shqiptar siç edhe ai tha, që është ndryshe nga opozita, e cila sot dogji mandatet parlamentare dhe dikur vepronte vetëm me dhunë.

Por pak pas konferencës së Ramës, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike. Flamur Noka me një postim në Facebook i kërkon kryeministrit që të lërë viktimizimin mënjanë dhe të largohet.

POSTIMI I NOKËS:

Lëri përpëlitjet e viktimizimin o mashtrues, o delenxhi e i pafytyrë. Shkatërrove vendin tënd. Kanabizimi i Shqipërisë të rëndon dhe do të të rëndoje si gur varri në qafën tënde të trashur nga abuzimi me pushtetin.

Kriminalizimi i shtetit për të ushqyer pushtetin tënd kriminal po të përgatit sot varrin politik. PPP e tua korruptivo-kriminale që do ti rëndojnë xhepave të popullit për mbi një dekadë janë akuzë vrastare për regjimin tënd bazhibozuk.

Dosja “339”është çarku ku ka rënë pushteti yt kriminal dhe të ka deligjitimuar ne sy të shqiptarëve dhe ndërkombëtareve o rezil. Është fakti me ze dhe figure qe te çori maskën, që demonstroi që ti je në pushtet me krimin, për krimin, me bandat dhe për bandat dhe jo me voten e qytetareve.

Qytetaret tashme kane fol.Rama ik .

Ti je mallkimi për këtë vend. Rama ik .Ti dhe sekti yt “Rilindas “je pengmarresi i ardhmerise vendit. Rama ik qe te shpetoje demokracia. Rama ik te marre fryme Shqipëria…

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …