Shtëpia / Politika / S’ka dorëzuar ende mandatin, çfarë e pengon republikanin Fatmir Mediu?

S’ka dorëzuar ende mandatin, çfarë e pengon republikanin Fatmir Mediu?

Opozita ka djegur sot zyrtarisht mandatet, pasi protesta para Parlamentit u zhvendos te kryesia e Kuvendit, ku deputetët një nga një hynë me imunitet dhe dolën prej andej si “qytetar të lirë”.

Por, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu hyn në grupin e vogël të deputetëve opozitarë që gëzon ende mandatin. Duke folur për “Ora News”, Mediu ka sqaruar të vërtetën rreth dorëzimit të mandatit, duke thënë se ndodhet në Vjenë.

Sipas tij, sapo të kthehet në Tiranë do të firmosë dokumentin njësoj si deputetët e tjerë të opozitës.

“Unë kam dy ditë në Vjenë. Kjo është qesharake. Unë kam bërë një deklaratë si deputetët e tjerë të opozitës. Mandati im është mandati i qytetarëve demokratë. Nuk është vënë ndonjëherë në diskutim ajo çka kërkojnë dhe vendosin qytetarët. Unë nuk kam mandat. Në momentin e parë që do të jem në Tiranë do të kryej të gjitha aktet formale për ta bërë. E kam bërë deklarative publike dhe do formalizojë. Jam këtu për të përfaqësuar zërin e opozitës dhe të qytetarëve dhe sa të kthehem do të bëj të njëjtin veprim”, tha Mediu.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …