Shtëpia / Politika / “S’kemi nevojë për shërbimet e tij të dështuara”, deputeti i LSI fshikullon Fleckenstein

“S’kemi nevojë për shërbimet e tij të dështuara”, deputeti i LSI fshikullon Fleckenstein

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka reaguar pas komenteve të raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein, i cili në një intervistë për DW tha se opozita nuk mund të presë zgjidhjen e problemeve nga BE.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Spahiu shkruan se: Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese. Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …