Shtëpia / Politika / Spahiu: Rama nuk ka më punë as në Kryeministri dhe as në Parlament!

Spahiu: Rama nuk ka më punë as në Kryeministri dhe as në Parlament!

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe në protestën e 16 shkurtit, ditën e sotme është mbajtur protesta e radhës përpara Parlamentit.

Deputetët, të cilët ditën e djeshme kanë firmosur deklarata për heqjen dorë nga mandati si deputet, kanë mbajtur fjalime përpara qytetarëve protestues.

Të gjithë janë shprehur njëzëri se mandatet janë të popullit dhe jo të deputetëve.

Nga protesta Përparim Spahiu u shpreh: “Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Përparim Spahiu, deputet i Qarkut Dibër, por edhe banor i Tiranës. Besoj që sot sheshin më shumë e ka mbushur Tirana. Sepse Tirana nuk duron. Ose duron e duron dhe kur vjen momenti nuk të lëshon më. Tani ju kishit dy kërkesa. Një kërkesë e kishit ditën e shtunë me protestën madhështore të së shtunës për të na frymëzuar ne deputetëve të opozitës që ne të linim mandatet. Dhe sot keni edhe kërkesën e dytë, që Edi Rama nuk ka më punë as në Kryeministri dhe as në Parlament. Sepse ai na ka bindur të gjithëve që nuk mund të drejtojë më me këtë mënyrë dhe me arrogancën e vet. Kështu që unë i uroj të gjithëve mbarësi dhe të ecim përpara. Dhe kam një kërkesë dhe për Prokurorinë, që 15 të ndaluarit për protestën nuk kanë bërë asgjë. Ti lirojë Edi Rama.”

 

Shiko dhe këto

FOTO: “Ia derdh plumbin në gojë nëse Berisha tradhëton Amerikën…” Disa detaje nga historia e Berishës, Hajdarit dhe Kadaresë në SHBA në 1991

  Robert Papa ishte gazetar i njohur afër PD në vitet ’90. Në një rrëfim …