Shtëpia / Politika / Sulmoi me bojë Ramën, Paloka: E bëra për ju, jo për tu hakmarrë për veten time

Sulmoi me bojë Ramën, Paloka: E bëra për ju, jo për tu hakmarrë për veten time

Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Edi Paloka tha se nuk e sulmoi Edi Ramën me bojë në shenjë hakmarrje për veten e tij, por për shqiptarët. Nga protesta përpara, ai tha se sot është fundi i Edi Ramës.

“Ne sot nuk e kemi djegur mandatin, por e kemi marrë atë. Ne sot e kemi marrë mandatin. Ta shporrim  këtë qelbësirë! Shumë prej jush më përgëzuan për aktin që bëra. Ai nuk ishte akti për hakmarrjen e Edi Palokës, por hakmarrje ndaj shqiptarëve. Atij që me gojën e qelbur kërkon arrestimin e shqiptarëve për bukën e gojës, ai me gojën e qelbur, urdhëron prishjen e banesave të qytetarëve të njerëzve të vet. Sot jemi këtu jo për të djegur mandatet tona, por për të djegur mandatin e tyre. Sot është fundi i Edi Ramës”, tha Paloka.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …