Shtëpia / Politika / Vendimi i Bashës, Murrizi: 7 deputetë të PD si unë kundër djegies së mandatit

Vendimi i Bashës, Murrizi: 7 deputetë të PD si unë kundër djegies së mandatit

Vendimi për djegien e mandateve duket se nuk është pranuar nga të gjithë në Partinë Demokratike.

Përveç Myslim Murrizit që doli në studio televizive për të shprehur hapur qëndrimin e tij kundër vendimit, duke theksuar se do të mbetet si deputet në Parlament, duket se deputet të tjerë kanë menduar si ai.

Murrizi tha se si ai mendonin edhe deputetë 7 apo 8 deputetë të tjerë në PD, që kundërshtuan propozimin e Lulzim Bashës.

“Po në mbledhje i thashë fjalë për fjalë të gjitha këto që po them këtu . Unë kam qenë 28 vite në PD nuk vij nga hiçi, se kam përdorur mandatin si kartë bankomati. Pati edhe të tjerë deputetë që kishin të njëjtin mendim si unë, por unë nuk jam i parimit që kur delet shkojnë tek kasapi nuk flasin për njëra-tjetrën. Kishte zëra që mendonin si unë në mbledhje nga Shkodra, Tirana, Korça, ishin 7 po 8 të rinj dhe deputetë karriere që ishin skeptikë për vendimin”, u shpreh Murrizi.

Deputeti i Lushnjes tha se askush nuk e di se cili është hapi tjetër që vjen pas djegies së mandatit.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …