Shtëpia / Aktualitet / Vrau shokun ngushtë, autori: Situata më doli jashtë kontrollit

Vrau shokun ngushtë, autori: Situata më doli jashtë kontrollit

Roland Milo i akuzuari si vrasës i shokut të tij Sokol Rama gjatë një pazari që kishte të bënte me transport bimësh narkotike e ka pranuar vrasjen para organeve te hetimit. Sipas dëshmisë së Milos mësohet se situata ka dalë jashtë kontrollit pas një debati që u zhvillua në mjetin e viktimës tek kthesa Piskovës.

Më tej autori e ka drejtuar mjetin bashke me viktimën brenda për në zonën e Mbrezhdanit ku e ka braktisur në një humnere. 32 vjeçari i vrarë mësohet se ishte transportues i bimëve narkotike ndërsa Roland Milo ishte zotëruesi i sasisë. Nga hetimet rezulton se Milo është përpjekur ta rekrutojë viktimën Sokol Rama përmes mashtrimit dhe premtimeve të rreme./Top Channel

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …