Shtëpia / Politika / Zona e protestës në “black out”, AKEP bllokon sinjalin e celularëve

Zona e protestës në “black out”, AKEP bllokon sinjalin e celularëve

Partia Demokratike ka denoncuar ndërprerjen e paligjshme të sinjalit të gjithë operatorëve të telefonisë celulare në të gjithë bulevardin, përfshirë zonën e protestës dhe përreth Partisë Demokratike.

Por vetë AKEP në një deklaratë zyrtare njofton se ky veprim është ndërmarrë me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërpreje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019”.

AKEP thotë se  ka vepruar në zbatim të Ligjit 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve për nevoja te sigurisë publike.

AKEP ju kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohshme të shërbimeve dhe shpreson qe situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …