Shtëpia / Sport / Balaj nuk ndalet, realizon sërish në miqësore!

Balaj nuk ndalet, realizon sërish në miqësore!

Bekim Balaj vazhdon të spikasë në sfidat miqësore me Akhmat Grozny. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po tregon një formë shumë të mirë gjatë kësaj periudhe, teksa realizoi një tjetër gol, i treti për të gjatë fazës përgatitore në tokën turke.

Akhmat Grozny triumfoi me shifrat 2-0 ndaj bjellorusëve të Dinamo Minsk dhe Balaj realizoi golin që zhbllokoi teksa në minutën e 58-të mposhti portierin kundërshtar.

Për të vulosur fitoren e skuadrës ruse që po përgatitet në Antalya prej disa javësh për rifillimin e kampionatit, mendoi braziliani Silva Lima që në minutën e 65-të, dyfishoi shifrat.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …