Shtëpia / Politika / Berisha: Dritan Dajti i dërgon mesazhe nga qelia Edi Ramës

Berisha: Dritan Dajti i dërgon mesazhe nga qelia Edi Ramës

Po gjatë një dalje për mediat, Sali Berisha ka aluduar se Dritan Dajti, personi që vrau 4 efektivë policia i dërgon vazhdimisht mesazhe nga burgu Edi Ramës.

“Dritan Dajti, i çon masazhe kreut të Meduzës (i referohet Edi Ramës), sa herë që do nga qelia e burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Një person që vret 4 policë,  të mos dënohet me burgim të përjetshëm. Europa nuk proteston për këto. Protesta në Shqipëri, dorëzimi i mandatave është diçka për një gjë të jashtëzakonshme.  Është një vendim i diktuar nga rrethana të jashtëzakonshme dhe janë këto rrethana që na detyruan. Vlimi tek qytetarët është i jashtëzakonshëm. Është mirë që të largohet përpara se ta largojnë në një mënyrë që ai nuk e imagjino dot dhe më pas të dërgojë video ku thotë se Berisha më kërcënon. Unë kam dhënë dorëheqje politike”, akuzon Berisha.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …