Shtëpia / Politika / Dështoi në zgjedhje, por Gjergj Bojaxhi i gatshëm të pranoj mandat “qyl”

Dështoi në zgjedhje, por Gjergj Bojaxhi i gatshëm të pranoj mandat “qyl”

Në emisionin ‘Top Talk’, Gjergj Bojaxhi është shprehur se do të pranonte me kënaqësi të bëhej pjesë e Parlamentit me argumentin se kështu do të godiste të keqen.

Është e pakuptimtë sesi Bojaxhi pranon një mandat deputeti, kur në zgjedhje mori rreth 2 mijë vota, përafërsisht sa Partia Komuniste.

“Çdo podium që ne mund ta përdorim për t’u dëgjuar më shumë nga qytetarët shqiptarë, për të denoncuar më shumë korrupsionin, nepotizmin dhe çdo gjë që shkon keq në këtë vend, unë mendoj – nuk dua të flas në emër të Sfidës sepse nuk jam kryetar i saj, – që një parti si Sfida duhet ta përqafojë këtë mundësi për të denoncuar dhe diskredituar gjithçka shkon keq. Pavarësisht se, nëqoftëse ne pranojmë rregullat e lojës në politikën që kanë ndërtuar këto dy partitë kryesore, nëse merr mandatin i bie që je patericë e qeverisë, nëse nuk e merr mandatin je palë me Lulin dhe Monikën. Në zgjedhjet e vitit 2017, pa u bërë marrëveshja PD-PS, ne si lëvizje politike hymë qartazi në garë pa bërë koalicion me asnjë nga partitë parlamentare, duke thënë se do t’i bënin opozitë këtij sistemi parlamentar dhe politik të krijuar në Shqipëri. Në këtë këndvështrim, çdo mundësi që do të na jepej, të paktën mua personalisht, për të goditur të keqen që është ndërtuar, do ta bëja me shumë kënaqësi”, deklaroi Bojaxhi.

Bojaxhi u largua si drejtues politik i ‘Sfidës’ në Dhjetor të 2017-ës; kryetare e re u zgjodh Znj. Blerina Turdiu Kokona në bazë të parimit një anëtar një votë. Në zgjedhjet ë përgjithshmë të 2017-ës, ‘Sfida’ hyri e vetme në zgjedhje, por rezultati ishte larg pritshmërive fillestare, teksa më shumë vota mori në Tiranë, 2434 të tilla ose e thenë ndryshe 0.59 %.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …