Shtëpia / Politika / Djegia e mandateve, deputeti “rebel” i PD drejt përjashtimit

Djegia e mandateve, deputeti “rebel” i PD drejt përjashtimit

Kryesia e Partisë Demokratike pritet të marrë masa ndaj deputetit të Lushnjës, Myslim Murrizi, për vendimin e tij, për të mos djegur mandatin e deputetit.

Gjatë mbledhjes që po zhvillohet nën drejtimin e Lulzim Bashës, pika e tretë e axhendës është përjashtimi i Myslim Murrizit.

Ky i fundit do të shkarkohet nga funksionet dhe anëtarësia për shkeljen e vendimit të grupit parlamentar, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD, për mos dorëzimin e mandatit parlamentar.

Mësohet se krydemokrati Basha ka kërkuar që të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës.

“Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë”,- tha Basha.

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …