Shtëpia / Politika / Dorëheqja e opozitës/ Partia e Merkel: Shqipëria po humbet besimin e partnerëve

Dorëheqja e opozitës/ Partia e Merkel: Shqipëria po humbet besimin e partnerëve

CDU/CSU ka reaguar mbi situatën politike në vend. Përmes zëdhënësit të saj Florian Hahn, CDU/CSU vlerëson se Shqipëria po humbet shumë kredite në sytë e miqve europianë. Sipas grupit parlamentar CDU/CSU, qeveria dhe opozita duhet të zhvillojnë menjëherë bisedime, në mënyrë që të rifillojë funksionimi i parlamentit

“Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë. Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza. Protestat e aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit.

Protestat dhe demonstratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur. Por deputetët e partive tona partnere në Shqipëri i bëjnë një shërbim të keq (autogol) qëllimit të tyre, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme. Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve.

Prandaj ju bëj thirrje miqve tanë në Shqipëri për vetëpërmbajtje. Qeveria dhe opozita duhet të zhvillojnë menjëherë bisedime, në mënyrë që të rifillojë funksionimi i parlamentit dhe të rivendosen marrëdhënie të qarta. Perspektiva evropiane është vënë në rrezik”, deklaron zëdhënësi i CDU/CSU gjermane.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …