Shtëpia / Aktualitet / Gjykata liron policin e video-skandalit

Gjykata liron policin e video-skandalit

Gjykata e Shkodrës ka liruar shefin e policisë së zonës Gruemirë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili u shfaq në një video intime me pretendimet se ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare përmes telefonit.

Në sallën e gjyqit, Berhan Bajrakurtaj ka mohuar akuzën për ngacmim seksual ndaj një vajze 15-vjeçare, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. Polici, gjithashtu babai i katër fëmijëve, ka deklaruar se ai ka qenë në shtëpi kur ka regjistruar videon që më pas u publikua në media dhe se materialin filmik nuk ia ka dërguar askujt.

Lidhur me faktin se si kanë dalë në publik këto pamje, 53-vjeçari ka thënë se disa ditë para kësaj ngjarjeje, e kishte dërguar celularin e tij në një servis për ta rregulluar. Por pavarësisht se i kishte vendosur kod, ai dyshohet se mund t’i kenë kopjuar videot që kishte të ruajtura.

Por, kjo mbetet në kuadër të dyshimeve të tij, pasi i pyetur se kush mund ta ketë publikuar videon, Bajrakurtaj thotë se nuk e ka idenë as se si ka dalë nga celulari i tij, por mohon kategorikisht se ka ngacmuar seksualisht ndonjë të mitur.

Këtë akuzë që i bëhet dhe që rëndon mbi të, Bajrakurtaj e ka quajtur një shpifje të rëndë ndaj tij dhe se dikush mund t’ia ketë bërë me qëllim për ta dëmtuar. Inspektori i Malësisë së Madhe gjithashtu ka thënë përpara Gjykatës se nuk di që ta përdorë dhe aq mirë celularin e tij “smartphone” dhe se mbase dikush mund të ketë abuzuar me këtë fakt.

53-vjeçari thotë se nuk është treguar shumë i kujdesshëm në këtë aspekt, duke e lënë edhe në tavolina të ndryshme kur qëndronte në mjedise publike. Gjyqtarja Irida Kacerja shpalli moskompetencën, ndërsa mbeti në fuqi kërkesa e prokurorit të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Shkodër Vat Staka, “arrest me burg” me afat 30 ditë për dërgimin e ndonjë prove tjetër.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …