Shtëpia / Sociale / Ish-zëvendësministri denoncon sërish: Vajza e Berishës me artikuj plagjiaturë

Ish-zëvendësministri denoncon sërish: Vajza e Berishës me artikuj plagjiaturë

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ka publikuar skandalin e radhës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Muka ka treguar se vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka një artikull 100% plagjiaturë.

Ai tregon edhe dokumentet përkatëse, të cilat sipas Mukës vërtetojnë se punimi i Argita Malltezit është i vjedhur.

Postimi i Taulant Mukës

Gjeni ndryshimin? Argita Berisha Malltezi (vajza e Sali Berishes) me artikull 100% plagjiature. Nje material teresisht i kopjuar nga nje publikim i Universitetit te Vlores. Universitetet shqiptare dhe e ardhmja e te rinjve jane marre peng nga kakistokratet majtas dhe djathtas te cilet e konsiderojne auditorin si nje ambjent per familjet e tyre dhe jo per te diturit!

Artikulli i Argita Berisha Malltezi: Ëomen in leadership and gender equity in albania – the case of vlora region publikuar ne International Journal of Management cases ne vitin 2011.

Linku

Artikulli I Etelva Leskaj: Ëoman Role and Gender Equity in Albania publikuar ne International Conference on Economic and Management Perspectives ne vitin 2008.

Linku

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …