Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Kapet me drogë ‘Fero’, dënohet me burg dhe 1200 euro gjobë

Kapet me drogë ‘Fero’, dënohet me burg dhe 1200 euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka dënuar me pesë muaj burgim me kusht dhe 1200 euro gjobë, të akuzuarin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, Feronit Shabanin, i njohur me emrin artistik Fero.

Sipas aktgjykimit të shpallur të enjten, nga gjykatësi Avdirrahman Gashi dënimi me burg ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.

Shabani gjithashtu u dënua me 1200 euro gjobë. Dënimi ndaj Feros erdhi pasi në seancën fillestare të mbajtur, ai e kishte pranuar fajësinë për posedim të narkotikëve.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Isha punëtori i saj”, modeli shqiptar tregon si u dashurua me miliarderen kineze (FOTOT)

Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë. Ai është i martuar me …