Shtëpia / Politika / Kërcënimet e Berishës: Rama do ikë në mënyrën që nuk e imagjinon dot

Kërcënimet e Berishës: Rama do ikë në mënyrën që nuk e imagjinon dot

Ish-kryeministri Sali Berisha sërish ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Edi Ramës dhe iu bën thirrje socialistëve që të largojnë me urgjencë kreun e qeverisë. Sipas tij urrejtja ndaj Edi Ramës, bëhet çdo ditë e më e pakufishme.

“Iu  bëj thirrje, socialistëve, në interesin më të mirë të tyre të largojnë Edi Ramën me urgjencë dhe klikën e tij nga pushteti, pasi e them absolutisht me bindjen më të thellë, se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë me e pakufishme. Ata duhet ta dinë se unë kam konstatuar me datën 16 shkurt dhe dje se masat e gjëra protestuese, atë urrejtje që e kam takuar vetëm në 1990-19921 ndaj diktaturës. Në  këto kushte i bëj thirrje socialistëve që të mos nënvlerësojnë situatën, sepse dënimi, ndëshkimi për Edi Ramën po afron dhe do jetë i sigurt dhe tepër i rëndë. Ndaj dhe t’i thërrasë mendjes, të mos lejojë përshkallëzimin sepse ky revolucion, i filluar nga studentët, duhet ta pranoj, se studentët kanë meritë historike se guxuan dhe mbushën sheshet. E bën lakuriq të ligun. Tani e kanë marrë fjalën qytetarët nga mbarë Shqipëria. I bëj thirrje shoqërisë civile, ta rrëzojnë se Rama është rrezik kombëtar”, tha Berisha.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …